Ndërlidhjet

Kiev: Kthim kah Rusia, nëse bisedat me FMN-në dështojnë


Zëvendës kryeministri i Ukrainës, Serhiy Tihipko, tha sot se Ukraina e goditur nga kriza, mund të kërkoj dredi nga Rusia dhe vendet e tjera, nëse Fondi Monetar Ndërkombëtar e refuzon kërkesën e Ukrainës për kredi në vlerë prej 19 miliardë dollarësh.

Ai, gjatë në një paraqitje në televizion, tha se qeveria, poashtu, do të merrte hua nga tregjet e kapitalit vendëse dhe ndërkombëtare, por ende e konsideron se fondi nga FMN-ja është i preferuar.

Por, FMN-ja dëshiron që Ukraina, ta ulë në mënyrë drastike deficitin e buxhetit nëpërmjet masave jo të popullarizuara, siç janë rritja e tarifave të shërbimeve.

Vitin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka pezulluar programin e shpëtimit prej miliarda dollarësh të Ukrainës, pasi qeveria e mëhershme nuk i mbajti premtimet për përmbajtje financiare.
XS
SM
MD
LG