Ndërlidhjet

Danimarkë, Kosovë: Nënshkruhet kontrata për kthim


Zyrtarët e lartë të Danimarkës dhe Kosovës e kanë nënshkruar sot në Kopenhagë, kontratën sipas së cilës, Prishtina obligohet t’i pranoj të gjithë qytetarët e saj, të cilët nuk kanë fituar status të azilit në këtë vend, ka njoftuar ministria për refugjatë e Danimarkës.

Sipas këtij dokumenti, Danimarka dhunshëm mund t’i kthejë qytetarët e Kosovës, nëse atyre u është refuzuar statusi i azilantit, ndërsa nuk duan të kthehen vullnetarisht në Kosovë.

Kontratën e kanë nënshkruar ministrja daneze për refugjatë, të jashtëm dhe integrim, Birte Ron Hornbek, dhe ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ministrja Hornbek ka vlerësuar se dokumenti paraqet “vazhdim të bashkëpunimit të mirë me Kosovën lidhur me çështjet imigruese”.

Sipas të dhënave të policisë shtetërore të Danimarkës, përfundimisht më 10 prill 2010, 19 vetë presin të kthehen në Kosovë, derisa gjatë vitit 2009, 119 persona nga Kosova kanë kërkuar azil në Danimarkë.
XS
SM
MD
LG