Ndërlidhjet

Botërori 2010: Gazetarët, viktimat e para


Disa gazetarë të huaj në Afrikën e Jugut, që do të raportojnë për lojërat e Kampionatit Botëror, janë plaçkitur nga njerëz të armatosur në dhomat e hotelit.

Radio 702 njoftoi se gazetarët nga Portugalia dhe Spanja janë plaçkitur herët në mëngjes në një hotel në qytetin Magalisburg, në veriperëndim të Johanesburgut.

Agjencia DPA bëri të ditur se gazetarëve u janë vjedhur foto-aparatet, parat dhe pasaportat.

“Një grup njerëzish të armatosur ka hyrë në hotel dhe ka kërkuar gjëra me vlerë. Caqe të tyre ishin dhomat e hotelit, ku ishin të vendosur reporterët”, tha një gazetar.

Zëdhënësja e Policisë, Saly De Ber, tha se gjatë plaçkitjes nuk ka pasur të plagosur.

“Nuk kemi të lënduar, por as të arrestuar. Megjithatë, shpresojmë t’i gjejmë kryerësit e këtyre veprave”, tha ajo.
XS
SM
MD
LG