Ndërlidhjet

Putin: Shumë herët të mendohet për kthim në presidencë


Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se atij i pëlqen posti i tij aktual dhe nuk është duke menduar për kthim në presidencë, në zgjedhjet e vitit 2012.

Në një intervistë për mediat franceze, Putin tha se ai dhe presidenti Dmitri Medvedev, kanë vendosur që më vonë të diskutojnë për këtë çështje.

Putin tha se ai me presidentin Medvedev konsultohen me njëri tjetrin për çështje politike dhe marrin vendime të koordinuara.
XS
SM
MD
LG