Ndërlidhjet

Rusi: Janë vrarë 10 kryengritës në Çeçeni


Agjencia ruse, Interfaks, raportoi se 10 kryengritës, përfshirë një shtetas jordanez, janë vrarë gjatë një operacioni të forcave ruse në Republikën ruse të trazuar, Çeçeni.

Një zyrtar i forcave speciale të Rusisë, tha se operacioni u bë në malin në rajonin Vedeno, në pjesën jugperëndimore të Çeçenisë.

Shtetasi jordanez është identifikuar si Jasir Amarat, lider i dyshuar i kryengritësve.
XS
SM
MD
LG