Ndërlidhjet

Kabul: Kryeministri britanik arriti në vizitën e parë në Afganistan


Kryeministri britanik, David Cameron, arriti në Afganistan, ku është takuar me presidentin Hamid Karzai.

Kjo është vizita e parë e zotit Cameron, prej se u bë kryeministër i Britanisë. Qeveria e koalicionit, që udhëhiqet nga ai, ka thënë se Afganistani është prioritet i lartë i saj.

Me 9500 ushtarë në këtë vend, Britania është kontribuesi i dytë më i madh në forcën ndërkombëtare, pas Shteteve të Bashkuara.

Afro 300 ushtarë britanikë janë vrarë në Afganistan, prej fillimit të luftës, në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG