Ndërlidhjet

Pritet kampionati më i mirë botëror?


Kreu i komitetit oranizator të Kupës Botërore në Afrikën e Jugut tha se gara e shumëpritur do të “jetë më e mira në të gjitha kohërat” si dhe një provë se Afrika i mban premtimet e saj.

Një ditë para hapjes së kampionatit, shefi ekzekutiv i Kupës Botërore 2010, Danny Jordaan, tha se parapërgatitjet për turneun kanë përmbysur disa ndasi të trashëguara nga eopka e apartheid-it, që kishin pllakosur këtë vend.

Jordaan e krahasoi nivelin e entuziazmit me momentin kur Nelson Mandela ishte liruar prej burgut në vitin 1990, si dhe me zgjedhjet e para të lira në vitin 1994.
XS
SM
MD
LG