Ndërlidhjet

Erdogan: Turqia nuk i kthen shpinën Perëndimit


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i ka cilësuar si “propagandë” pohimet se Turqia po ia kthen shpinën Perëndimit.

Diplomatët perëndimorë kanë ngritur shqetësimet se vendi me shumicë myslimane, anëtar i NATO-s, po rrëshqet, duke vënë në pah krizën me Izraelin rreth bastisjeve vdekjeprurëse në flotën me ndihma për Gazën, si dhe votën kundër të Turqisë për sanksionet e reja kundër Iranit.

Erdogan tha se akuzat e tilla vijnë nga “ndërmjetësues të një propagande qëllimkeqe”.
XS
SM
MD
LG