Ndërlidhjet

Bien aksionet e BP-së


Aksionet e gjigantit energjetik British Petrolium kanë rënë për të dytën ditë me radhë, përballë shqetësimeve se kompania do të përballet me gjoba masive disiplinore, për shkak të rrjedhjes së madhe të naftës në Gjirin e Meksikës.

Aksionet e BP-së kanë rënë për 11 % gjatë mëngjesit të sotëm në bursën e Londrës, pas 15 % të humbjeve që pësuan në bursën e Nju Jorkut, ditën e mërkurë.

Kjo nënkupton se çmimi i aksioneve të këtij gjiganti të naftës pothuajse është përgjysmuar që kur filloi edhe rrjedhja e naftës më 20 prill. Kjo rënie pason zotimet e kompanisë se posedon fleksibilitet financiar, për t’u marrë me humbjet e shkaktuara nga rrjedhja e naftës.
XS
SM
MD
LG