Ndërlidhjet

Zagreb: Arrestohet i dënuari i dytë për vrasjen e Gjingjiqit


Policia kroate tha se ka arrestuar të arratisurin e dënuar në vitin 2003 për vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.

Zëdhënësi i policisë kroate, Krunoslav Borovec, tha se Millosh Simoviq u kap përderisa po përpiqej të kalonte kufirinin kroato-serb.

Në vitin 2007, Serbia kishte dënuar në mungesë Millosh Simoviqin dhe Sretko Kaliniqin me 30 vjet burg, për vrasjen e Gjingjiqit. Të dy të dënuarit deri më tash ishin në arrati.

Kaliniq është plagosur dy ditë më parë në një lagje të Zagrebit. Simoviq dyshohet të ketë qëlluar në të.
XS
SM
MD
LG