Ndërlidhjet

Rusi: Dy të vrarë në vërsuljen e policisë



Policia në Lindjen e largët në Rusi sot u vërsul në një shtëpi ku ishin strehuar dy të dyshuarit për sulmin ndaj policisë, dhe i vrau që të dy.
Të paktën një i dyshuar tjetër është arrestuar.

Hgjatë shkëmbim zjarrit, është plagosur edhe një polic.

Vërsulja e sotme pasoi ndjekjen disa ditëshe të grupit, që akuzohej për tre sulme kundër policisë, që lanë një polic të vrarë dhe tre të plagosur.

Nuk dihen motivet e sulmit, por ka patur spekulime për korrupsion dhe abuzim të policisë.
XS
SM
MD
LG