Ndërlidhjet

NATO: Kosova stabile përkundër incidenteve të rastit



Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë thënë se siguria në Kosovë mbetet stabile, përkundër disa incidenteve të rastit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, transmeton AP.

Deklarata thotë se përgjigja ndaj ngjarjeve të fundit në Mitrovicë e ka dëshmuar nevojën për vigjilencë dhe rritje të kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit dyditor në Bruksel thuhet se ministrat e kanë diskutuar mundësinë e reduktimit e forcës paqëruajtëse në Kosovë në 10 mijë pjesëtarë.
XS
SM
MD
LG