Ndërlidhjet

Kirgizi: Numri i të vrarëve arrin në 23


Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 23 veta kanë humbur jetën dhe afro 340 janë plagosur nga shpërthimi i dhunës në jug të Kirgizisë.

Qeveria e përkohshme shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin jugor Osh dhe në tri zona të tjera, pasi qindra të rinj, gjatë natës së kaluar, ndezën dyqanet dhe makinat.

Nuk është e qartë se kush i nxiti përleshjet. Disa raporte e ndërlidhin dhunën me konfliktet etnike ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve në rajon.

Në një samit të sigurisë në Uzbekistan, presidenti rus, Dmitri Medvedev tha se Rusia dëshiron një fund të shpejtë të konfliktit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara po ashtu ka bërë thirrje për qetësi. Edhe SHBA-të, edhe Rusia kanë baza ushtarake në Kirgizi.

Kirgizia Jugore ishte bazë e ish-presidentit Kurmanbek Bakiev, i cili u përmbys nga revolta e dhunshme në muajin prill.
XS
SM
MD
LG