Ndërlidhjet

Rusi: Zbulohet varri masiv i viktimave të Stalinit


Raportet nga Rusia tregojnë se disa punëtorë, gjatë ndërtimit të një rruge, në lindjen e largët të këtij vendi, kanë zbuluar një varr masiv, me mbetjet mortore të rreth 500 personave, që besohet të jenë viktima të regjimit të Stalinit.

Agjencia e lajmeve Interfax njofton se vrimat e plumbave në kafka tregojnë se njerëzit ka të ngjarë të kenë qenë të burgosur politikë, të cilët janë ekzekutuar në vitet 1930.

Një zëdhënës i adminsitratës në qytetin Vladivostok citohet të ketë thënë se mbetjet do të varrosen pas ekzeminimeve të mjekësisë ligjore.

Historianët llogarisin se miliona njerëz ishin viktima të masave ndëshkimore të diktatorit sovjetik, Xhozef Stalin, i cili sundoi nga fundi i viteve 1920 derisa vdiq, më 1953.
XS
SM
MD
LG