Ndërlidhjet

Romë: Mediat kundërshtojnë një ligj të ri


Mediat italiane kanë protestuar sot kundër ligjit për reduktimin e përgjimeve të policisë dhe vendosjen e gjobave për agjencitë e lajmeve që publikojnë transkriptet.

Ligji, i cili kaloi pengesën e parë të enjten me votën në Senat, është kontestuar ashpër nga shumica e mediave dhe gjyqtarëve, të cilët thonë se do ta pengojë luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E përditshmja “La Republica” botoi faqen e parë pa ndonjë lajm, por vetëm me një rresht ku shkruante: “Ligji do t’u mohojë qytetarëve të drejtën për t’u informuar”. Ndërsa, e përditshmja tjetër “Corriere della Sera” e quajti atë “një ditë të zezë” për drejtësinë.

Kryeministri Silvio Berluskoni ka thënë se rregullat e reja janë të nevojshme për të mbrojtur privatësinë, por opozita ka akuzuar qeverinë se po përpiqet ta mbulojë korrupsionin.

Unioni i gazetarëve ka bërë thirrje për grevë më datën 9 korrik dhe ka premtuar “rezistencë të pafund”.
XS
SM
MD
LG