Ndërlidhjet

Meksikë: 39 të vrarë në luftimet e bandave të drogës



Në Meksikë, të paktën 39 njerëz janë vrarë nga përleshjet e armatosura ndërmjet bandave rivale të drogës.

Në Çihuaua, kryeqytetin e shtetit verior Çihuaua, 30 persona të armatosur janë vërsulur në një qendër rehabilituese nga droga dhe kanë vranë 19 njerëz mbrëmjen e së enjtes.

Zyrtarët thanë se të paktën 20 të tjerë janë gjetur të vrarë të premten në Siudad Madero, në shtetin verilindor Tamaulipas.

Më shumë se 23 mijë njerëz kanë vdekur nga dhuna e ndërlidhur me drogën në Meksikë, që kur presidenti Felipe Kalderon e mori detyrën dhe u shpalli luftë karteleve të drogës nga fundi i vitit 2006.
XS
SM
MD
LG