Ndërlidhjet

Kirgizia i kërkon Rusisë ndihmë ushtarake


Qeveria e përkohshme e Kirgizisë i ka bërë thirrje Rusisë për t’i dërguar ndihmë ushtarake, ndërsa të paktën 50 veta kanë humbur jetën nga shpërthimi i dhunës në qytetin jugor Osh.

Drejtuesja e qeverisë, Roza Otunbayeva, u tha gazetarëve në Bishkek se ndihma është e nevojshme “për të qetësuar situatën”. Ajo tha se ka firmosur letrën dërguar presidentit rus, Dmitri Medvedev, dhe se Kirgizia do të kërkojë ndihmë edhe nga “vendet e treta”.

Zyrtarët shëndetësorë, përveç numrit të viktimave, njoftojnë edhe për të paktën 660 të plagosur, përderisa situata mbetet e tensionuar në gjithë rajonin jugor.

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’u ndihmojë autoriteteve kirgize për ta vënë situatën nën kontroll.
XS
SM
MD
LG