Ndërlidhjet

Pakistan: Aeroplanët vrasin 10 militantë


Zyrtarët pakistanezë thonë se aeroplanët luftarakë kanë shkatërruar disa baza të militantëve në pjesën veriperëndimore të vendit, duke vrarë 10 kryengritës.

Samiullah Khan, një administrator lokal, tha se sulmet e sotme kishin për shënjestër mbetjet e talibanëve në rajonin fisnor Orakzai, ku ushtria deklaroi fitoren ndaj militantëve, javën e kaluar.

Qeveria thotë se gjatë operacionit janë vrarë dhjetëra militantë, por distanca e zonës Orakzai e bën të pamundur konfirmimin e pohimeve.
XS
SM
MD
LG