Ndërlidhjet

Skuadra e Kilit i pret me qetësi ndeshjet


Afrika e Jugut
Afrika e Jugut
Kombëtarja e Kilit mbetet e fokusuar në ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror, tha portieri Miguel Pinto.

Kili është një ndër ekipet e fundit që do të luajë në Afrikën e Jugut, duke u ndeshur të mërkurën me Hondurasin në Grupin H, në stadiumin Mbombela në Nelspruit.

“Ne kemi mësuar ta kontrollojmë ankthin”, tha Pinto. “E dimë se synimi ynë i parë është Hondurasi dhe aty jemi përqendruar”, tha ai.

Mesfushori Rodrigo Tello tha se ndeshja me Hondurasin do të jetë fillimi i kampionatit për kilianët.

“Kur të dalim në fushë, atëherë për ne vërtet fillon Kampionati Botëror”, tha Tello.

Shqetësimi kryesor për kilianët mbetet qendërmbrojtësi Rodrigo Millar, i cili ka lëndime të lehta në muskujt e dy këmbëve. Por, zyrtarët kilianë e kanë përjashtuar mundësinë që ai do të mbetet jashtë fushës të mërkurën.

Pas Hondurasit, Kili do të luajë me Zvicrën, më 21 qershor, në Port Elizabeth, dhe me Spanjën, më 25 qershor në Pretoria.
XS
SM
MD
LG