Ndërlidhjet

Iran: Lideri i opozitës zotohet të vazhdojë betejën



Lëvizja opozitare në Iran është zotuar të vazhdojë betejën kundër qeverisë, përkundër anulimit të protestave të sotme për të shënuar një vjetorin e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

Mir Hosein Musavi lëshoi një deklaratë ku u zotua se do "të vazhdojë me metodat paqësore". Ai tha se përderisa opozita "mund të jetë larguar nga njëra arenë", ajo do të kërkojë rrugë tjera.

Musavi u bëri thirrje përkrahësve të tij që t'i shtojnë përpjekjet për të "përhapur vetëdijësimin" rreth situatës në vend, duke thënë se regjimi ka frikë nga kërkesat për ndryshime.

Sot në rrugët e Iranit nuk pati tubime të opozitës në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.
XS
SM
MD
LG