Ndërlidhjet

Rusia hedh poshtë kërkesën e Kirgizisë


Rusia ka hedhur poshtë kërkesën e Kirgizisë për ndihmë ushtarake, pas dhunës në rritje në pjesën jugore të këtij vendi.

Zëdhënësja e Kremlinit, Natalija Timakova, tha se situata në Kirgizi “është një konflikt i brendshëm dhe tash për tash Rusia nuk e sheh të nevojshme për të marrë pjesë në zgjidhjen e tij”.

Megjithatë, ajo shtoi se Rusia do të ofrojë ndihmë humanitare dhe do të ndihmojë në evakuuimin e të plagosurve.

Ministria kirgize e Shëndetësisë tha se nga dhuna në qytetin Osh kanë humbur jetën së paku 75 veta dhe mbi 1000 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG