Ndërlidhjet

Klinton: Irani t’i lirojë të burgosurit politikë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka shënuar përvjetorin e parë të zgjedhjeve të diskutueshme në Iran, duke u bërë thirrje autoriteteve iraniane që t’i përmbushin detyrimet e tyre ndërkombëtare dhe t’i lirojnë të burgosurit politikë, si dhe tre amerikanët që po mbahen për gati një vit pa u akuzuar.

Në një deklaratë me shkrim, Klinton tha se regjimi iranian vazhdon t’ua mohojë qytetarëve të drejtat themelore.

Një vit pas zgjedhjeve presidenciale të 2009-ës, të cilat risollen Ahmadinexhadin në pushtet, Klinton tha se shumë të burgosur politikë vuajnë në burg dhe se disa nga ta përballen me dënimin me vdekje, për shkak se kishin shprehur opinionet e tyre.
XS
SM
MD
LG