Ndërlidhjet

Gjermania - Australia 4:0



Në ndeshjen e grupit D, kombëtarja e Gjermanisë e mundi mbrëmë në Durban të Afrikës së Jugut skuadrën e Australisë me rezultat 4:0.

Golat për ekipin gjerman i shënuan Podolski, Klose, Miler dhe Kakau.

Në ndeshjen e parë të grupit D, Gana e mundi Serbinë 1:0, me golin e shënuar nga penalltia.

Sot, kampioni aktual botëror Italia do të luajë me Paraguajin në ndeshjen e parë të grupit F.

Ndërkohë, në ndeshjet e grupit E luajnë Holanda-Danimarka dhe Japonia-Kameruni.
XS
SM
MD
LG