Agjencia zyrtare iraniane tha se shërbimet e zbulimit kanë shpërbërë një rrjet terrorist që kishte vrarë kagtër njerëz dhe plagosur disa të tjerë në muajt e fundit.
Agjencia IRNA tha se janë arrestuar 13 anëtarë dhe janë konfiskuar më shumë se 500 kg eksploziv nga grupi, emri i të cilit nuk u bë publik.
Raportet e sotme thonë se grupi ka patur lidhje me shërbimet e huaja, dhe se pjesëtarët e arrestuar ishin aktivë mnë Iranin perëndimor.