Ndërlidhjet

Anija iraniane me ndihma niset për në Gaza



Irani tha se ka dërguar dje një anije me ndihma për në Gazë, ndërsa anijen tjetër do ta dërgojë të premten në 18 qershor, hap që me gjasë do ta zemërojë Izraelin pas përpjekjes që flotilja turke bëri muajin e kaluar për të kaluar bllokadën.

"Deri në fund të bllokadës në Gaza, Irani do të vazhdojë të dërgojë ndihma me anije", ka thënë një zyrtar iranian, nga shoqëria për mbrojtjen e kombit palestinez.

Izraeli e akuzon Iranin se mbështet ushtarakisht Hamasin, i cili sundon në enklavën palestineze të Rripit të Gazës, por Teherani i mohon akuzat.


XS
SM
MD
LG