Ndërlidhjet

UNDP: Drogba dhe Zidane lansojnë TV spotin për kampionat


Programi për Zhvillim i OKB-së (UNDP) ka njoftuar se ambasadorët e vullnetit të mirë të UNDP-së, Didier Drogba dhe Zinedine Zidane, kanë lansuar një TV spot kundër varfërisë, duke i bërë apel botës, që t’i bashkohet ekipit, i cili do ta mundë varfërinë.

“Në luftën kundër varfërisë nuk mund të ketë shikues, por ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të përmirësuar jetët e miliona të varfërve në botë”, thotë Didier Drgoba, sulmues i Çelzit dhe kapiten i kombëtares së Bregut të Fildishtë, që po merr pjesë në kampioantin botëror të futbollit në Afrikën e Jugut.

Nga ana tjetër, Zinedine Zidane, ish kapiten i kombëtares së Francës në futboll, thotë se kampionati botëror “i bashkon njerëzit në tërë botën për t’i përkrahur ekipet e tyre kombëtare dhe ne kemi nevojë për të njejtin pasion për ta zhdukur varfërinë dhe urinë”.
XS
SM
MD
LG