Arkeologët kanë gjetur afër bregdetit jugor të Shqipërsië, atë që ata besojnë se është mbetja e një anijeje italiane e torpeduar nga forcat britanike, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Arkeologu shiptar, Auron Tare, u tha sot gazetarëve, se mbetja është zbuluar javën e kaluar nga një ekip ndërkombëtar, ku përfshiheshin anëtarët e Institutit Amerikan të Arkeologjisë Detare dhe ata të Institutit Arkeologjik të Shqipërisë.
“Kjo anije, e gjatë 140 – 145 metra, me afro 8 mijë tonelata peshë, me gjasë mund të jetë Rosandra, që ishte fundosur, pasi ishte goditur nga nëndetësja britanike, para 67 vitesh”, tha arkeologu Tare.
Më 14 qershor të vititi 1943, ishin vrarë 6 marinarë, anëtarë të ekuipazhit të anijes, që transportonte furnizime për forcat okupuese italiane në Greqi, derisa 173 marinarë të tjerë, sipas dëshmitarëve të kohës, ishin evakuuar, raportojnë agjencitë e lajmeve nga Tirana.