Ndërlidhjet

Kina synon investime të mëdha në Greqi



Kina planifikon investime të mëdha në Greqinë e rënduar nga borxhet.

Sipas “Financial Times”, Kina po synon të investojë miliarda euro në transportin detar, logjistikën dhe projektet e aeroporteve.

Gazeta thotë se marrëveshjet do të nënshkruhen të martën gjatë vizitës në Athinë të zv/kryeministrit Zhang Deigjang.

Athina është në kërkim të investimeve të huaja për të stimuluar rritjen e konomike.
XS
SM
MD
LG