Ndërlidhjet

Vriten 12 policë afganë



Dymbëdhjetë oficerë policie në Afganistan janë vrarë në sulmet e militantëve të dyshuar talibanë në jug dhe lindje të vendit.

Policia tha se pesë policë janë vrarë mbrëmë gjatë vërsuljes së policisë në paralagjet e qytetit jugor Gazni, ndërsa policët tjerë në incidente të ndryshme.

Viktimat në radhët e trupave të NATO-s dhe atyre afgane janë shtuar në javët e fundit, por më së shumti kanë pësuar pjesëtarët e policisë afgane.
XS
SM
MD
LG