Ndërlidhjet

OSBE bën thirrje për rivendosjen e paqes në Kirgizi


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me dhunën etnike në pjesën jugore të Kirgizisë dhe tha se është e gatshme të ndihmojë në vendosjen e rendit dhe të ligjit në këtë vend.

Në një deklaratë të miratuar në një takim urgjent të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, trupi 56-kombësh tha se vendet duhet të marrin masa të menjëhershme për të frenuar dhunën.

Seanca e veçantë u thirr pas paralajmërimeve të Komisionarit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Knut Vollebek. Një paralajmërim i tillë nga ana e Komisionarit të Lartë ishte dhënë vetëm edhe një herë më parë, në përgjigje të dhunës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në vitin 1999.

Ministria kirgize e Shëndetësisë tha se së paku 170 veta kanë humbur jetën dhe mbi 1700 të tjerë janë plagosur, nga përleshjet ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke.
XS
SM
MD
LG