Ndërlidhjet

Bjellorusia refuzon të ekstradojë Bakievin


Zyrtarët e Kirgizisë thanë se Bjellorusia ka refuzuar zyrtarisht të ekstradojë ish-presidentin kirgiz, Kurmanbek Bakiev, në Kirgizi.

Nënkryetari i qeverisë së përkohshme të Kirgizisë, Azimbek Beknazarov, i tha Radios Evropa e Lirë se zyrtarët bjellorusë kanë shpjeguar refuzimin e tyre me arsyet se kërkesa për ekstradim “ishte e motivuar politikisht”.

Bakiev u largua nga Bishkeku më 7 prill, pasi u përmbys nga revolta e dhunshme. Me ftesë të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenka, ai jeton në këtë vend që nga mesi i prillit. Kirgizët kanë bërë kërkesën e tyre për ekstradim në muajin maj.
XS
SM
MD
LG