Ndërlidhjet

Izrael: Qeveria diskuton për lehtësimin e bllokadës në Gaza


Qeveria e Izraelit në mbledhjen e sotme do të diskutoj për mundësinë e lehtësimit të bllokadës së Rripit të Gazës.

Izraeli i është nënshtruar një presioni intensiv ndërkombëtar për ta përfunduar bllokadën, prej 31 majit të këtij viti, kur trupat izraelite i vranë 9 aktivistë propalestinezë, që me në anije turke ishin nisur për në Rripin e Gazës.

I dërguari i katër fuqive ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, Toni Bler, ka thënë se Izraeli në parim është pajtuar që në masë të madhe ta lehtësoj bllokadën.
XS
SM
MD
LG