Ndërlidhjet

K. Veriore kërcënohet me përgjigjje ushtarake


Koreja Veriore ka tërhequr vërejtjen se do të përgjigjet ushtarakisht nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënon këtë vend për fundosjen e anijes së Koresë Jugore.

Koreja Jugore thotë se Pheniani është përgjegjës për fundosjen e 26 marsit, me ç’rast u vranë 46 marinarë jugkoreanë.

Ambasadori i Koresë Veriore në OKB, Sin Son Ho, thotë se vendi i tij dëshiron ta dërgoj ekipin e tij në vendin e fundosjes, për t’i verifikuar rezultatet e hetimit të Koresë Jugore, në “mënyrë objektive dhe shkencore”.
XS
SM
MD
LG