Ndërlidhjet

Ebadi: Opozita iraniane ka evoluar, nuk është dobësuar


Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, iranianja Shirin Ebadi, thotë se lëvizja opozitare në Iran u është përshtatur kufizimeve të ashpra dhe ende është e fuqishme dhe e gjallë.

Ajo ka bërë thirrje për më tepër fokusim në atë që ajo e vlerësoi si shkelje “e gjërë” e të drejtave të njeriut.

Zonja Ebadi ka theksuar se mbështetësit opozitarë tash janë më aktivë në Internet, me publikimin e fotografive dhe të videove, si një formë për t’u dëgjuar zëri i tyre.

Në periudhën pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2009, për shkak të protestave, kundër të cilave kishte ndërhyrë policia, ishin arrestuar mijëra vetë dhe së paku 30 vetë ishin vrarë.
XS
SM
MD
LG