Ndërlidhjet

Familja e Mlladiqit i kërkon gjykatës ta shpallë të vdekur



Familja e të dyshuarit për krime lufte Ratko Mlladiq i ka bërë kërkesë formale gjykatës në Serbi që ta shpallë atë zyrtarisht të vdekur.

Avokati i familjes tha se familja vendosi ta ndërmarrë këtë hap pasi "prej vitit 2003 nuk ka indicje se Mlladiq është i gjallë".

Ai tha se nëqoftëse 86-vjeçari Mlladiq do të ishte gjallë, ai do të ishte i sëmurë rëndë dhe nuk do të kishte mbijetuar pa kujdes mjekësor.

Autoritetet kanë thënë se hapi synon t'i minojë përpjekjet për kapjen e Mlladiqit.

Mlladiq është akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës dhe gjenocid për rolin e tij në masakrën në Srebrenicë në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG