Ndërlidhjet

Ditët Homazh për Bekim Fehmiun


Në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahen, ‘ Ditët Homazh për Bekim Fehmiun’.

Duke e nisur nga data 15 Qershor, Teatri Kombëtar mban shtatë ditë zie (homazh) për nder të aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu.

Për shtatë ditë me radhë, çdo natë nga ora 21:00, do të ndizen 74 qirinj për hir të viteve të aktorit, si dhe do të vendoset libri i zisë për të gjithë qytetarët.

Po ashtu në foajenë e TKK-së është vendosur edhe ekrani televiziv ku do të emitohen filmat e aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu.
XS
SM
MD
LG