Ndërlidhjet

Kamerun e sheh Irakun e ri 'gurthemel' të sigurisë



Kryeministri i Britanisë Dejvid Kamerun tha se Iraku pas invazionit është gurthemel për sigurinë e rajonit të Gjirit.

Në një letër për homologun e tij irakian, Nuri al-Maliki, Kamerun thotë se Iraku i përparuar dhe stabil është “i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar, Evropën dhe botën”.

Letra e kryeministrit britanik është dorëzuar nga kryediplomati për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Kristian Tarner, gjatë vizitës së tij në Irak.

Roli i drejtpërdrejtë ushtarak i Britanisë në Irak tash është i kufizuar në një kontingjent të vogël për stërvitje detare.
XS
SM
MD
LG