Një zyrtar i lartë amerikan u takua me zyrtarët e Koresë së Jugut për të diskutuar mbi përgjigjen e Kombeve të Bashkuara ndaj fundosjes së luftanijes nga Korea e Veriut, ku vdiqën 46 marinarë.
Ndihmës sekretari i shtetit, Kurt Kempbell u takua në Seul me ministrin e Jashtëm Ju Mjung-huan dhe zyrtarë të lartë.
Korea e Jugut dëshiron që Këshilli i Sigurimit t’i vendosë sanksione të ashpra Koresë së Veriut për fundosjen e luftanijes.
Pheniani është kërcënuar me aksion ushtarak nëse Seuli apo OKB-ja e ndëshkojnë.