Ndërlidhjet

Shqipëria i shpall të jashtëligjshme Al Kaidën dhe Xhihadin Islamik



Tirana zyrtare i ka shpallur të jashtëligjshme grupet Xhihadin Islamik dhe Al Kaida.

Shtypi shqiptar ka raportuar se në vendimin e qeverisë janë përfshirë edhe 62 biznesmenë arabë dhe 9 kompani tregtare.

Listës aktuale i janë shtuar edhe disa emra që janë miratuar nga Kombet e Bashkuara, për personat dhe kompanitë që kanë lidhje me talebanët dhe Al Kaidën, si dhe personat, organizatat dhe kompanitë, të cilat rezultojnë si financuese apo që ndihmojnë terroristët dhe organizatat terroriste.

Sipas vendimit të qeverisë, subjektet dhe individët e vendosur në listë duhet të trajtohen sipas rregullave ndërkombëtare, me konfiskim pasurie nëse zotërojnë asete në Republikën e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG