Ndërlidhjet

Baroso: Ta shmangim dekadën e borxhit


Krerët e Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel për të diskutuar rreth rregullave më të ashpra financiare, për të parandaluar përsëritjen e krizës së borxhit grek.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, tha se synimi është që të rifitohet besimi i tregjeve financiare.

“Detyra jonë është që të rifitojmë besimin e konsumatorëve dhe të investitorëve. Kjo mund të arrihet nëse të gjitha qeveritë tregojnë seriozitet rreth financave të tyre publike, duke përshpejtuar ritmin e konsolidimit të buxhetit dhe të reformave strukturore. Ne duhet ta shmangim dekadën e borxhit”, tha Baroso.

Takimi i sotëm vjen pas shqetësimeve në rritje se Spanja – ekonomia e pestë më e madhe e BE-së – së shpjeti mund të kërkojë ndihmë nga jashtë për të zgjidhur problemet e saj financiare.

Udhëheqësit e Unionit kanë thënë se nuk kanë plane për të diskutuar një plan ndihme për Spanjën, të ngjashëm me atë të Greqisë.

Liderët evropianë po ashtu pritet të miratojnë një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, lidhur me programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG