Ndërlidhjet

BE-ja miraton sanksionet kundër Iranit


Liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord për sanksione të fuqishme kundër Iranit, në mënyrë që t’i bëhet presion Teheranit për t’iu rikthyer bisedimeve rreth programit të tij bërthamor, për të cilin Perëndimi druan se synon prodhimin e armëve atomike.

Sanksionet e aprovuara në samitin e BE-së shkojnë përtej atyre të Kombeve të Bashkuara, që u miratuan ditë më parë.

Sanksionet e Unionit përfshijnë masa për të bllokuar investimet në sektorin e naftës dhe të gazit, për reduktime në sektorin e transportit, të sigurimit dhe atë bankar.

Rusia kritikoi ashpër hapat shtesë të BE-së dhe të SHBA-ve kundër Iranit.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, citohet të ketë thënë se “Rusia është jashtëzakonisht e zhgënjyer që as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Evropian nuk ua vënë veshin thirrjeve (të Rusisë) për t’u përmbajtur nga hapat e tillë”.
XS
SM
MD
LG