Ndërlidhjet

Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmin në Irak


Al Kaida në Irak ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Bankën Qendrore në Bagdad.

Në deklaratën e postuar në një ueb-faqe të militantëve, thuhet se "Shteti Islamik i Irakut ka dërguar pesë burra me uniforma të ushtrisë dhe të armatosur me rripa shpërthyes, për të sulmuar institucionin financiar".

Sulmi i së dielës nxiti përleshje midis militantëve dhe forcave të sigurisë së Irakut, ku humbën jetën së paku 20 veta.
XS
SM
MD
LG