Ndërlidhjet

OKB kërkon ndryshim të politikës së Izraelit


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, është “i inkurajuar” me vendimin e Izraelit për të lehtësuar bllokadën në Rripin e Gazës, por kërkon ndryshim rrënjësor në qëndrimet e këtij vendi.

Zëdhënësi i tij, Martin Nesirky, tha se OKB “vazhdon të kërkojë një ndryshim themelor të politikës së Izraelit”.

Nesirky tha se Ban ka detyruar koordinatorin e OKB-së për Lindjen e Mesme, Robert Seri, që menjëherë t’i kontaktojë autoritetet izraelite “për të mësuar më shumë për vendimin dhe masat shtesë”.

Kabineti i ministrave të Izraelit sot votoi për të lehtësuar bllokadën nga toka në Rripin e Gazës dhe hyrjen e më shumë mallrave në territorin e sunduar nga Hamasi.

Plani u hartua pas reagimeve të shumta nga bota lidhur me vërsuljen vdekjeprurëse të Izraelit në flotiljen humanitare për në Gaza, më 31 maj.
XS
SM
MD
LG