Ndërlidhjet

Medvedev: SHBA të punojnë me Rusinë lidhur me Iranin


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, thotë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të “veprojnë kolektivisht”, për ta bindur Iranin, që t’u kthehet bisedimeve ndërkombëtare për programin e tij bërthamor.

Në një intervistë për të përditshmen Wall Street Journal, zoti Medvedev është ankuar për sanksionet shtesë të imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vetëm pak kohë pasi Rusia i kishte mbështetur sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara.

Dmitri Medvedev tha se Shtetet e Bashkuara nuk humbin asgjë duke e imponuar rundin e katërt të sanksioneve, pasi nuk kanë lidhje me Iranin, siç kanë Rusia dhe Kina.
XS
SM
MD
LG