Ndërlidhjet

Obama: Vendet e G20 të mbrojnë rimëkëmbjen ekonomike



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama u ka bërë thirrje vendeve të grupit G 20 që të punojnë me të për ta “mbrojtur dhe forcuar rimëkëmbjen” e cila ishte afër kollapsit global ekonomik.

Në një letër të publikuar sot në prag të samitit në Toronto, Obama fton vendet e G 20 që pos tjerash t’i përshpejtojnë reformat financiare dhe t’i forcojnë financat publike, për të forcuar sistemin financiar botëror.

Obama gjithashtu tha se vendet duhet të kenë kujdes të mos i tërheqin shumë herët masave stimuluese.
XS
SM
MD
LG