Gjykata në Mitrovicë ka vendosur të mos e ekstradojë në SHBA shqiptarin e dyshuar për terrorizëm, dhe e ka liruar nga paraburgimi, transmeton DPA.
Njeriu u arrestua të enjten në bazë të një kërkese të prokurorit federal amerikan, i cili e akuzoi për mbështetje të terrorizmit.
Ai “nuk është marrë në paraburgim, por duhet të paraqitet dy herë në javë në polici”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes për agjencinë gjermane të lajmeve.
Detaje tjera nuk janë bërë publike.
Pasi është liruar, ai ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë pafajësinë e tij.