Prishtina i ka kërkuar Shkupit që t'i hetojë raportet për ekzistimin e varrezave në Maqedoni me kosovarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Kërkesa i është "parashtruar Shkupit përmes kanaleve diplomatike", e transmeton AFP zëvendës kryeministrin Ramë Manaj.
"Ajo i kërkon Republikës së Maqedonisë që të fillojë hetimin mbi ekzistimin e mundshëm të lokacioneve ku mund të jenë varrosur qytetarë të Kosovës", ka thënë Manaj.
Sipas tij, "në Maqedoni mund të jenë varrosur 30 deri 60 trupa".