Ndërlidhjet

Topi, Vujanoviq: Të ruhet Liqeni i Shkodrës


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, janë pajtuar sot për ruajtjen e mjedisit jetësor të Liqenit të Shkodrës dhe kanë thënë se duhet të merren parasysh mendimet e ekspertëve lidhur me mënyrën e shfrytëzimit të burimeve të këtij liqeni.

Topi dhe Vujanoviq kanë hapur takimin shkencor në Podgoricë, që do të zgjasë tri ditë, lidhur me gjendjen dhe perspektivën e Liqenit të Skkodrës, të organizuar nga akademitë e shkencave të të dyja vendeve.

Dy presidentët po ashtu morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe të menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, të cilin e nënshkruan minsitrat përgjegjës të dy qeverive.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në hapje të takimit, vlerësoi se “është koha e eksploatimit të liqenit” dhe se përgjigjen lidhur me mënyrën e shfrytëzimit të potencialeve të tij, “duhet ta japë shkenca”.
XS
SM
MD
LG