Ndërlidhjet

Irani akuzon Gejtsin për “mashtrim”


Irani tha se raketat e tij janë të parapara për t’u mbrojtur nga agresioni ushtarak dhe se nuk kërcënojnë asnjë komb.

Ministri i Mbrojtjes, Ahmad Vahidi, akuzoi sekretarin amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts, për “mashtrim”, pasi ky i fundit tha se Perëndimi duhet të adaptojë sistemin e vet të mbrojtjes raketore për t’u mbrojtur nga sulmet iraniane në Evropë me “qindra raketa”.

Vahidi tha se Uashingtoni synon “të zgjerojë dominimin e tij në Evropë“. Por, SHBA-të shprehin dyshimet se Teherani ka për qëllim prodhimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG