Ndërlidhjet

Podgoricë: Mbahet takimi Brajoviq - Rexhepi


Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, dhe homologu i tij malazez, Ivan Brajoviq, do të takohen të hënën në Podgoricë, për të diskutuar rreth “çështjeve pronësore” përgjatë kufirit.

Qeveria e Malit të Zi njofton se ministrat do t'i shqyrtojnë “të gjitha aspektet e bashkëpunimit” të dy ministrive.

Shefi i diplomacisë malazeze, Millan Roqen, ka deklaruar më herët se takimi i tillë është kërkuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës dhe se ai ka kërkuar që në fokus të bisedimeve të jetë “zgjidhja e problemeve pronësore përgjatë kufirit dhe rregullimi i çështjes së demarkacionit”.

Banorët e fshatrave të Kosovës, përreth Pejës, Deçanit, Gjakovës dhe Istogut, kanë thënë se nuk mund t’i shfrytëzojnë kullosat e tyre për shkak të lëvizjes së simboleve kufitare.
XS
SM
MD
LG